Klubet e mëdha në Angli kërkojnë heqjen e trofeve të Manchester City-it

Nuk kanë fund problemet te skuadra e Manchester City-it. Pas dënimit dy-vjeçar nga UEFA, ka nisur një fushatë nga klubet angleze, që kërkojnë heqjen e trofeve të fituar mes viteve 2012 dhe 1016: titullin e Premier League-s të sezonit 2013-2014 dhe dy trofetë e Kupës së Ligës, respektivisht të sezoneve, 2013-2014 e 2015-2016.

Një kërkesë minimale kjo, sipas klubeve të Premier League-s, që nuk ka dashur të shkojnë deri te rrëzimi i Citizens nga kategoria. Kësaj nisme i është kundërpërgjigjur administratori i deleguar i Manchester City-t, Ferran Soriano, që e ka konsideruar një akt “politik”.

Ai nënvizoi se Manchester City ka mbajtur një qëndrim bashkëpunues për këtë çështje, duke këmbëngulur te pafajësia e klubit anglez. Ai shtoi se ka dorëzuar një dosje voluminoze për ashtuquajturën thyerje të rregullave të “Fair Play-t Financiar” dhe pret një vendim sa më të shpejtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.  Pikërisht nga vendimi që do të marrë CAS-i do të varet edhe aksioni i klubeve të tjera angleze për heqjen e trofeve Manchester City-t.

SHKARKO APP