Klubet e mëdha në Angli kërkojnë që City të mos marrë pjesë në Champions League
Manchester City ka paraqitur ankesë në CAS kundër përjashtimit nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane për dy sezone për shkak të “Fair Play Financiar”, por ka nga ata që nuk duan të presin.
Sipas “Daily Mail”, tetë nga dhjetë klubet më të mira angleze (përjashtuar Sheffield United dhe padyshim dhe ‘qytetarët’) kanë paraqitur një kërkesë në TAS për të kërkuar që skuadra e Guardiolës të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve edhe pse apeli është në proces e sipër.
Kërkesa e City-it përfshin pezullimin e dënimit në pritje të një ankese, e cila gjithashtu është shtyrë për shkak të shfaqjes së koronavirusit, ndërsa kjo lëvizje e re tregon edhe njëherë se ekipet e tjera në Premier League janë kundër City-it, teksa kërkojnë që të marrë pjesë një tjetër skuadër që nuk ka shkelur asnjë rregullore. /R.Lika-Koha Jone/