Klubi gjerman shet 100 mijë bileta për një ndeshje “fantazmë”

100 mijë bileta për të mposhtur një “kundërshtar” të padukshëm dhe për të luajtur një lojë po aq të padukshme. Lokomotive Leipzig, skuadra e kategorisë së katërt gjermane, ka menduar një mënyrë origjinale për të garantuar mbështetje financiare në këtë fazë të ndalimit të kampionateve dhe të gjitha aktivitetet sportive për shkak të koronavirusit.

Klubi, sipas mediave gjermane, prej ditësh ka shitur bileta elektronike me një kosto prej një euro, për një ngjarje mediatike të planifikuar sot, me qëllimin për të mbledhur 120 mijë euro për të mbështetur ekipin.

“Ne kemi 300 lojtarë të rinj, duhet të paguajmë stafin, të kujdesemi për fushën dhe stadiumin”.

Klubi ka deklaruar se do të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë nga stadiumi, projektorët do të ndizen dhe komentatorët e radios në internet do të jenë “live”, por më shumë nuk mund të thuhet.

SHKARKO APP