Klubi i njohur turk nis sondazhet për transferimin e Kristjan Asllanit

E ardhmja e Kristjan Asllanit vijon të mbetet e paqartë, me gjithnjë e më shumë pista që hapen në merkato. Pas interesimeve nga Italia, Franca dhe Spanja, së fundmi në garë është futur edhe Turqia.

Torino nuk e konsideron më mesfushorin shqiptar pjesë të projektit dhe synon ta lirojë për të hapur hapësira për afrime të reja në merkaton e janarit. Në këtë situatë është i përfshirë edhe Interi, që zotëron kartonin e lojtarit dhe nuk dëshiron ta mbajë në Milano deri në fund të sezonit, duke kërkuar një zgjidhje të re për sistemimin e tij.

Klubi i fundit që ka shfaqur interes konkret është Besiktas. Skuadra e Stambollit kërkon të përforcojë mesfushën dhe ka nisur sondazhet për Asllanin. Interi nuk është kundër një transferimi, por po shqyrton mundësinë ta përdorë kartonin e shqiptarit si pjesë e një operacioni për të arritur te Cengiz Under, një profil që pëlqehet nga trajneri Chivu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas mediave italiane, gjithçka është ende në fazë paraprake dhe vendimtare do të jetë dëshira e vetë lojtarit. Asllani preferon të qëndrojë në Itali dhe ta vazhdojë karrierën në Serie A, duke e bërë më të ndërlikuar një transferim jashtë kampionatit italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?