Klubi i Seria C prezanton projektin e stadiumit të ri që do të kushtojë 50 mln euro

Klubi i Ternanës prezantuar projektin ambicioz të stadiumit të ri. Impianti i ri i ekipit të Seria C do të jetë i stilit anglez, me 18,500 vende, me një zonë komerciale, dyqane, muze klubi dhe qendër sportive të bashkangjitur. Do të ndërtohet aty ku tani qëndron kompleksi “Liberati”.

Projekti u prezantua zyrtarisht në Komunë, me një investim prej afërsisht 50 milionë euro dhe do të shtrihet në 94 mijë metra katrorë, përfshirë edhe fushat stërvitore pra në stadiumit modern, i cili do të jetë i tëri i mbuluar për spektatorët.

Ternana e bën këtë në një nga sezonet më fantastikë të historisë sa u përket rezultateve, pavarësisht se ndodhen në Serie C. Është skuadra me më shumë gola në Evropë në 24 javë, plot 63 të tillë, duke kaluar Bayern Munchen me 1 gol më shumë. Por jo vetëm kaq, nuk ka asnjë humbje këtë sezon, me 19 fitore dhe 5 barazime, dhe ka pësuar vetëm 16 gola, në vend të katërt në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?