Klubi kinez i ofron 2 milionë euro në muaj Mesit

8 milionë euro në muaj, kaq është i gatshëm t’i ofrojë klubi Hebei Fortune Messit nëse argjentinasi vendos të transferohet në Kinë. Klubi i Super Ligës kineze, dëshiron ta transferojë pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin, të cilët kanë filluar të sjellin disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Fortune është i gatshëm t’i bëj ofertë të bujshme prej rreth dy milionë euro në javë duke përfshirë edhe pagesën e tatimit në pagë. Megjithatë, argjentinasi muaj më parë ka nënshkruar një kontratë të re në Barcelonën deri në vitin 2021, me një klauzolë largimi prej 650 milionë euro.

Ditë më parë, dyshja e Atletiko Madridit, Janik Carrasco dhe Nicolas Gaitan u transferuan në Kinë te klubi, Dalian Yifang. Sido që të jetë, kjo ëndërr e klubit kinez pritet të mbetet vetëm ëndërr pasi Mesi nuk dëshiron të largohet tani për tani nga Barcelona, ndërsa vazhdimisht ka përsëritur se ëndërron të pensionohet në Argjentinë. Mesi ka realizuar 31 gola këtë sezon në 40 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?