Klubi kosovar publikon imazhet fantastike nga stadiumi i ri (FOTO LAJM)
Klubi kampion në fuqi i IPKO Superligës, Feronikeli e ka shfrytëzuar periudhën e koronavirusit për t’u dhënë një dorë të fundit punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Rexhep Rexhepi”.
Foto e fundit tregojnë një stadium thuajse të përfunduar tërësisht, ndërsa mungojnë vetëm montimi i stolave plastikë në shkallët e tribunave.
Stadiumi i ri i qytetit të Drenasit do të ketë një kapacitet prej 8 mijë tifozësh dhe do të jetë një alternativë për të pritur ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, që deri tani ka luajtur vetëm në “Fadil Vokrri”.