Klubi më i madh i planetit REAL MADRID, e nisi vitin e ri 2025, ashtu si e mbylli vitin 2024
Nga Artan Hoxha
Me një fitore me përmbysje ne kohën shtesë.
Pasi pësoi gol në pjesën e parë, REAL humbi një 11-metërsh në fillimin e pjesës dytë nga i pagabueshmi Bellingham.
Kur kishte mbetur vetëm çerek-ora e fundit e ndeshjes, REAL mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas largimit me karton të kuq për të dytën ndeshje rresht në “Mestalla”, nga Vinicius Junior.
Kur të gjithë po besonin se MADRID, nuk kishte më asnjë shans për t’u kthyer në ndeshje, pasi kishte humbur 11-metërsh dhe kishte mbetur pa yllin më të mirë të tij, Vinicius Junior, në minutën e 80-të, në lojë futet 40 vjeçari Luka Modriç.
U duk si një ndërrim dëshpërues i Ançelotit, kur nuk i kishte mbetur më asgjë në dorë.
Por siç ka thënë Ronaldo:”Kurrë mos e konsidero REAL MADRID të vdekur, ATA kthehen gjithmonë”.
Luka Modriç, riktheu organizimin në mesfushë dhe dalë nga dalë nisi të ngushtojë hapsirat e lëna bosh nga largimi me karton të kuq të Vinicius.
Vetem 5 minuta më vonë, në të 85-ën, Modriç barazoi ndeshjen.
Në minutën e 5-të shtesë, për shkak të presionit lartë te REAL MADRID, mbrojtja e Valencias bën gabim dhe Bellingham ishte aty për të përmbysur ndeshjen ne 1-2.
Pasi e mbyllën vitin 2024 me fitim e 5 trofeve nga 6 kompeticione ku moren pjese, MADRILENËT e nisën vitin e ri ashtu si dinë vetëm ata, me përmbysje në kohën shtesë.
Gjatë vitit 2024 REAL MADRID fitoi 5 trofe;
Champions League/ 2-0 më Borussia Dortmund.
Superkupën e Europës/ 2-0 me Atalantën.
Botërorin e Klubeve/ 3-0 me Paçuka të Meksikës.
Kampionatin Spanjoll
Superkupën e Spanjës/ 4-1 me Barcelonën.
Nuk fitoi vetëm Kupën e Mbretit në Spanjë.
E mbi të gjitha, REAL MADRID, gjatë tre viteve të fundit, ka fituar 2 champions league dhe 2 kampionate të Spanjës edhe pse nuk ka patur ndonjë nga skuadrat më të mira të historisë së tij.
Hala MADRIIIIIIIIIIIIIIIIID….