Koeman i kërkon Barcelonës që të blejë lojtarin e Lyon-it

Ronald Koeman ka kërkuar që Barcelona t’i blejë Memphis Depay në merkato për sezonin 2020-21. Edhe pse ka në skuadër shumë futbollistë me shumë klas si Coutinho dhe Dembele, mesa duket strategu holandez ka ide të qarta për ekipin që dëshiron të ndërtojë.

Mediat spanjolle raportojnë se futbollisti i Lyon mund të bëhet pjesë e katalanasve për shifrën e 25 milionë eurove. Qëndrimi i Messit nuk do të ketë ndikim në vendimin për afrimin e Memphis, pasi sulmuesi holandez mund të luajë në të gjitha rolet në repartin e sulmit. /Koha Jone/

SHKARKO APP