Koeman: Të jesh trajner i Barcelonës të shkakton probleme të shëndetit mendor

Trajneri i Holandës, Ronaldo Koeman thekson në një intervistë për “Goodmorning Eredivisie”, se puna si trajner i Barcelonës është shumë stresuese.

Holandezi që drejtoi katalanasit në vitin 2020 deri në vitin 2021, shtoi se te blaugranat ka një presion të jashtëzakonshëm duke u shprehur se është sikur dikush të vendos pistoletën në kokë.

“Të qenurit trajner i Barcelonës i shkakton probleme shëndetit mendor. Është detyra më e vështirë që kam pasur në karrierë, e kam vuajtur shumë sepse kishte presion dhe stres të jashtëzakonshëm. Je gjatë gjithë kohës”, tha Koeman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?