Kolarov: Nuk u mendova dy herë ofertën e Interit, Conte ndikoi shumë!
Aleksandar Kolarov ka dhënë intervistën e parë pas transferimit te skuadra e Interit. Mbrojtësi serb ka sqaruar se nuk e mendoi shumë transferimin tek zikaltërit, ndërkohë që zbuloi se idhulli i tij është Mihajlovic.
“E kisha të lehtë të zgjidhja, kur më telefonuan nga Interi, nuk u mendova dy herë, pranova me kënaqësi. Sigurisht që trajneri Conte ka ndikuar shumë në vendimin tim. Që kur ka ardhur këtu, ia ka ndryshuar faqen skuadrës. Shpresoj që të gjithë të bëjmë mirë dhe të provojmë të fitojmë.
Roli im? Ndihem shumë mirë si mesfushor i tretë. Mihajlovic ka qenë gjithmonë idhulli im, ndoshta fati do që edhe unë, si ai, ta mbyll karrierën me fanellën e Interit. Kam luajtur shumë ndeshje derbi. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duke parë që në shumë raste kam shënuar, pres që diçka të tillë ta bëj edhe në atë të Milanos”, deklaroi Kolarov.