Kolo Muani gjithnjë e më pranë rikthimit te Juvja, por me një kusht
Randal Kolo Muani është objektivi kryesor i merkatos së Juventusit dhe transferimi i tij mund të realizohet sapo klubi të përmbyllë kontratat e nevojshme. Megjithatë, drejtuesit bardhezinj nuk mund të mbyllin marrëveshjen pa bërë fillimisht një shitje të rëndësishme për të krijuar hapësirë financiare.
Lista e lojtarëve që mund të largohen është e gjatë: nga Dusan Vlahovic – i cili edhe në ndeshjen e fundit nisi nga stoli – te Douglas Luiz, që trajneri Tudor e sheh si trekuartist. Po ashtu, në listë janë edhe Fabio Miretti (në bisedime me Napolin), Nico Gonzalez, si dhe Nicolò Savona e Lloyd Kelly, të dy të ndjekur nga klube të Premier League.
Sapo të realizohet një largim, Juventus do të mbyllë marrëveshjen për Kolo Muanin me formulën huazim me pagesë rreth 10 milionë euro dhe detyrim blerjeje prej 30-35 milionë euro. Një operacion që pritet të kënaqë si klubin torinez, ashtu edhe lojtarin francez.
KOHA JONË SONDAZH

