
Kolo Muani ka reaguar ndaj kritikave të trajnerit Luciano Spalletti pas ndeshjes së Juventusit në transfertën ndaj Frosinones. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, sulmuesi francez pranoi se fjalët e teknikut ishin të drejta dhe theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të rasteve të krijuara.
“Ka të drejtë. Kur krijojmë shumë mundësi, duhet të jemi në gjendje t’i konkretizojmë”, u shpreh Kolo Muani, duke iu referuar kritikave të Spallettit.
Sulmuesi shtoi se edhe ai vetë ishte i vetëdijshëm për mundësitë e humbura pas asaj sfide: “Pas asaj ndeshjeje, isha i pari që e dija se kishim pasur rastet e duhura për ta bërë këtë”.
Megjithatë, Kolo Muani nënvizoi se nuk dëshiron të mbetet gjatë te gabimet dhe preferon të përqendrohet te e tashmja.
“Jam një lojtar që e harron menjëherë gabimin. Duhet të jesh gjithmonë i përqendruar dhe të mendosh për të tashmen”, deklaroi francezi.
