Kolumbia hakmerret ndaj Argjentinës, ndeshjen e vendos James Rodrigues

Argjentina pësoi një humbje 2-1 ndaj Kolumbisë, në një transfertë që pritej të ishte e vështirë. Kolumbianët hakmerren ndaj kampionëve të Botës, vetëm 2 muaj pasi ata i mundën në Copa America.

Presingu i vendasve u finalizua me sukses në të 21-ën teksa Mosquera dërgoi në rrjetë pas një pasimi fantastike nga James Rodrigues, për avantazhin e vendasve.

Albicelestët barazuan vetëm në fillimin e pjesës së dytë, teksa lojtari i Juventusit i rikthyer pas dëmtimit, Nico Gonzales rikuperon topin e me të majtën e dërgon në rrjetë.

Barazim që zgjat shumë pak, pasi pas 12 minutash, Otamendi gabon duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Rodriguez për golin e avantazhit dhe të fitores.

COLOMBIA vs. ARGENTINA [2-1] | RESUMEN | ELIMINATORIAS SUDAMERICANAS | FECHA 8

SHKARKO APP