Kombëtarja e femrave mbyll me humbje eliminatorët e Euro 2017 – Mundet 6-0 nga Franca

Kombëtarja Shqiptare e futbollit për femra mbylle me një humbje të thellë aventurën e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2017.

Skuadra kuqezi u mund 6-0 nga Franca në ndeshjen e fundit të Grupit 3.

Gjithçka e lehtë për ekipin vendas, që siguroi suksesin që në pjesën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franca shënoi tre gola përpara pushimit të sfidës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, futbollistet vendase thelluan fitoren e tyre duke prekur edhe tre herë të tjera portën shqiptare.

Kjo ishte humbja e tetë në po aq ndeshje të luajtura për kombëtaren kuqezi, që mbyll eliminatoret e Euro 2017 pa asnjë pikë në vendin e fundit të Grupit 3, me vetëm 3 gola të shënuar dhe 31 të pësuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?