Kombëtarja mbërrin në Serbi nën masa të rrepta sigurie

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e së premtes në Nish, ku do të akomodohet përpara sfidës së shumëpritur të së shtunës ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Udhëtimi i delegacionit kuqezi është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, me forca të shumta policie që kanë shoqëruar autobusët e ekipit nga momenti i nisjes e deri në mbërritje. Sipas burimeve zyrtare, rruga ka kaluar pa incidente dhe gjithçka ka shkuar sipas planit të autoriteteve vendase.

Pavarësisht tensioneve që e shoqërojnë këtë përballje, atmosfera në grupin e trajnerit Silvinjo është e qetë dhe pozitive. Futbollistët janë të fokusuar maksimalisht, me besimin se mund të marrin rezultatin e madh në ndeshjen që mund të jetë vendimtare për ecurinë në grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida Serbi-Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Dubočica” të Leskovacit, me fillim në orën 20:45, nën vëzhgimin e qindra forcave të sigurisë dhe të pranishëm vetëm tifozëve vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?