Kombëtarja shqiptare e priftërinjve merr pjesë në Europianin e Futsall në Poloni, mundësi për forcimin e lidhjeve

Kombëtarja e Priftërinjve të Shqipërisë në Futsall do të marrë pjesë në Kampionatin e 18-të Europian të Priftërinjve, i cili do të zhvillohet në qytetin Lublin të Polonisë, nga data 9 deri më 13 shkurt.

Ky event i rëndësishëm sportiv dhe shpirtëror do të mbledhë përfaqësues nga 18 shtete evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë. Skuadra shqiptare do të përfaqësohet nga një grup prej 11 lojtarësh, të shoqëruar nga trajneri Uilliam Cungu. Kapiten i ekipit kombëtar të Priftërinjve është Dom Mark Shtjefni, i cili do të udhëheqë skuadrën në këtë kompeticion europian.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Federata Shqiptare e Futbollit do të mbështesë ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kampionat me uniformat e lojës. Kjo vjen si mbështetje për nismat që promovojnë sportin, solidaritetin dhe vlerat e bashkëpunimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrja në Kampionatin Europian të Priftërinjve në Futsall nuk ka vetëm karakter sportiv, por shërben edhe si një mundësi për forcimin e lidhjeve mes meshtarëve nga vende të ndryshme europiane, duke promovuar frymën e miqësisë, respektit dhe lojës së bukur të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?