Kombëtarja shqiptare e të amputuarve zhvillon miqësore me Kosovën në Hajvali
Kombëtarja shqiptare e futbollit për të amputuar zhvilloi një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, e cila u luajt në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali.
Takimi, i karakterizuar nga shpirt gare dhe atmosferë vëllazërore, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Kosovës.
Golat për ekipin e Kosovës u realizuan nga Arben Isufi, Engjëll Haxhikadria dhe Arben Prekopuca, ndërsa për Shqipërinë shënoi Liliano Kikia.
Për të dyja skuadrat kjo ndeshje shërbeu si një test i vlefshëm në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për të amputuarit.
Shqipëri dhe Kosova do të marrin pjesë në në Ligën D të kompeticionit së bashku me Rumaninë dhe Skocinë, me ndeshjet që do të luhen më 30 tetor, 1 nëntor dhe 2 nëntor në Bukuresht.
Miqësoren e ndoqi nga afër edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili mori pjesë edhe në ceremoninë simbolike të shpërndarjes së medaljeve për të dyja ekipet, si shenjë respekti dhe vëllazërie.

KOHA JONË SONDAZH

