Kombëtarja shqiptare gati për Andorrën, pas lojës së dobët me Anglinë

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pas lojës tejet të dobët e turperuese me Anglinë do luajnë ndaj një ekipi të dobët si Andorra.

Kuqezinjtë mbyllën pasditen në përgatitjet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Andorrës.

Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet këtë të hënë në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, në orën 20:45.

SHKARKO APP