Kombëtarja shqiptare sfidon sot Kazakistanin

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndaj Kazakistanit në orën 15:00, ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Sfida do zhvillohet në një orar të pazakontë për një ndeshje futbolli, por kjo vjen për shkak të ndryshimit të orës që ka Kazakistani me vendin tonë. Kuqezinjtë kanë mbërritur në Almati që premten pas 6 orësh udhëtim sfilitës me avion. Sot është dita e ndeshjes.

Trajneri Edi Reja pritet që në këtë ndeshje të hedhë në fushë disa debutues: Kumbulla, Kallaku dhe Broja. Në portë, Berisha do të jetë edhe kapiteni i Kombëtares, si ndër ata me më shumë ndeshje si kuqezi. Përpara tij, krahas Gjimshitit dhe Dermakut, pritet të vendoset edhe Kumbulla. nga krahët, Lenjani nga e djathta dhe Trashi nga e majta, janë më të mundshmit.

Për këtë dilemë, mund të vendoset edhe që Lenjani të luajë nga e majta dhe Memolla djathtas. Në mesfushë, Bare dhe Abrashi do të kenë Kallakun në krah. Ky i fundit, mund të spostohet edhe përpara për të shndërruar rreshtimin në 3-4-1-2. Në sulm, Armando Broja pritet të debutojë përkrah Rei Manajt.

SHKARKO APP