Kombëtarja shqiptare vlen 46 milionë euro, Gjermania e para me 580 milionë

Gjermania është skuadra më e shtrenjtë mes 24 kombëtareve që marrin pjesë në Euro 2016, ndërkohë që në këtë listë Shqipëria renditet e 22-ta.

Sipas portalit Transfermarkt, i cili publikon vlerën e kartonit të futbollistëve, kampionët e botës mbajnë vendin e parë me 580 mln euro.

Vlera e futbollistëve gjerman shkon deri në 75 mln euro, ndërsa ai që kushton më pak është Podolski me vetëm 8 mln euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të dytë është Spanja, e ndjekur nga Belgjika, Anglia dhe Franca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia është e fundit e kombëtareve të mëdha me vlerën 272 mln eurove, ku lojtari më i shtrenjtë është mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj, vlera e të cilit shkon deri në 12 mln euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?