Kombëtarja U-17, paraqitje e mirë me Italinë, por mundet 3-1

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 e mbylli me humbje miqësoren kundër kombëtares italiane U-16, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri korat, Xhemal Mustedanagiç humbën 3-1, ndonëse në lojë u paraqitën mirë.  Rezultati u zhbllokua pas avancimit të Belanovas në të djathtën e sulmit të Italisë duke pasuar në qendër të zonës për Melin dhe sulmuesi i Fiorentinës nuk fali. Në 29’, Anio Poçi barazoi shifrat, pas krosit të  Qerosit nga një goditje standarde.  Futbollisti  i Aris të Selanikut u mori kohën mbrojtësve kundërshtarë duke goditur saktë me kokë për golin e barazimit. Italia u rikthye në avantazh 5 minuta më pas një hutimi të mbrojtësve tanë, ku Adorante me një asist perfekt nxori të lirë lojtarin e Interit, Merola i cili me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Reagimi i Shqipërisë ishte i vakët dhe minutat deri në fundin e pjesës së parë nuk sollën ndryshim rezultati. Në të 67-ën, Meli krosoi nga e djathta e sulmit por Poçi largoi në goditje këndi, ndërsa 3 minuta më pas, sulmuesi i Juventusit, Keian dogji në sprint mbrojtësit shqiptarë duke shënuar edhe golin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?