Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ristrukturimin e kategorisë së arbitrave për sezonin 2025-2026
Në vijim të vendimeve të miratuara nga Komiteti Ekzekutiv, Komiteti i Arbitrimit, në bashkëpunim me Sektorin e Arbitrimit, ka propozuar ndryshime në kategorizimin e arbitrave dhe zyrtarëve për sezonin 2025-2026.
Është ndryshuar emërtimi i kategorive të arbitrave dhe vëzhguesve:
- Kategoria e Parë (ishte Superiore)
- Kategoria e Dytë (ishte e Parë)
- Kategoria e Tretë (ishte e Dytë)
- Kategoria Amatore (ishte e Tretë)
Numri i arbitrave dhe asistentëve në secilën kategori është si më poshtë:
- Kategoria e Parë: 30 arbitra dhe 40 asistentë
- Kategoria e Dytë: 20 arbitra dhe 40 asistentë
- Kategoria e Tretë: 25 arbitra dhe 30 asistentë
- Kategoria Amatore: 30 arbitra
Ky ndryshim synon të përmirësojë organizimin e ndeshjeve dhe zhvillimin profesional të arbitrave, duke përshtatur strukturën me nivelin e rritur të konkurrencës në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.
KOHA JONË SONDAZH

