Kompany paralajmëron Realin pas fitores në Bernabeo: Kemi të drejtë të ëndërrojmë!

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, u shfaq i qetë, por njëkohësisht i sigurt pas fitores së rëndësishme 2-1 ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League. Ky rezultat i jep një avantazh të vlefshëm bavarezëve përpara ndeshjes së kthimit në Allianz Arena, por Kompany theksoi se asgjë nuk është vendosur ende.

“Është një rezultat i mirë, por jemi vetëm në gjysmën e përballjes. Duhet të rikuperojmë dhe të qëndrojmë të fokusuar”, deklaroi fillimisht trajneri belg menjëherë pas ndeshjes.

Tekniku i Bayernit hodhi poshtë edhe idenë se skuadra e tij ka tashmë një rrugë të lehtësuar drejt kualifikimit, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin: “Jemi të kënaqur me rezultatin, sepse çdo fitore këtu ka shumë vlerë. Mund të ndërtojmë mbi këtë sukses dhe kemi avantazhin që do të luajmë në shtëpi. Është normale që ata krijojnë raste, janë shumë të rrezikshëm, por edhe ne jemi të tillë. Kemi çdo të drejtë të ëndërrojmë një tjetër fitore.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Kompany është plotësisht i vetëdijshëm për vështirësinë e sfidës së kthimit, duke pasur parasysh historinë e pasur të Real Madridit në Champions League, sidomos për përmbysjet spektakolare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi treguar respekt maksimal për Real Madridin dhe e dimë shumë mirë çfarë përfaqësojnë ata. Por ne jemi Bayern dhe e dimë çfarë do të thotë të luash në Allianz Arena. Nëse përballemi me ekipin më të mirë të kompeticionit, ta mundësh atë është një sfidë më vete”, përfundoi Kompany.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?