Kompletohen grupet për kualifikueset e Botërorit, ja ndarja e plotë

Grupet kualifikuese të Botërorit për zonën Europiane janë kompletuar pas ndeshjeve play off të Ligës së Kombeve. Gjermania pasi eliminoi Italinë është pjesë e Grupit A me Sllovakinë, Irlandën e Veriut dhe Luksemburgun.
Italia shkoi në atë I ku ndodhet Norvegjia, Izraeli, Estonia dhe Moldavia. Portugalia u vendos në Grupin F me ku janë Hungaria, Irlanda dhe Armenia.
Franca një nga skuadrat më të mira në Europë dhe Botë do të ketë kundërshtarë Ukrainën, Islandën dhe Azerbajxhanin.
Për një përfaqësuese elitare të Ballkanit si Kroacia rivalët janë më të favorshëm, ku përjashtuar Çekinë ka në grup Mali i Zi, Ishujt Faroe dhe Gjibraltarin.
Spanja në Grupin E ka Turqinë, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë. Holanda kaloi në një grup me 5 skuadra ku janë Polonia, Finlanda, Lituania e Malta.