Kone mahnitet nga Zidane: Nuk ka humbur asgjë, është ende i jashtëzakonshëm!

Manu Kone ka folur me entuziazëm për Zinedine Zidane, trajnerin e ri të Francës, i cili pritet të debutojë në shtëpi me “Les Bleus” në sfidën ndaj Italisë të premten.

Mesfushori i Romës dhe i Kombëtares franceze tregoi se ajo që e ka impresionuar më shumë te Zidane është cilësia teknike, e cila sipas tij mbetet e pandryshuar edhe pas viteve larg fushës.

“Më ka bërë përshtypje teknika e tij. Nuk ka humbur asgjë. Ta shohësh nga afër në aksion dhe të kuptosh se ende e ka atë prekje të topit, të bën të imagjinosh se sa i jashtëzakonshëm duhet të ketë qenë gjatë karrierës së tij”, u shpreh Koné.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori francez nuk e fshehu kënaqësinë për faktin se tashmë po punon nën drejtimin e një prej figurave më të mëdha të futbollit botëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam shumë i lumtur që stërvitem nga një legjendë si ai”, deklaroi Koné, duke theksuar gjithashtu afrimitetin e trajnerit të ri me futbollistët.

Sipas tij, Zidane është një trajner që i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënies me lojtarët dhe përpiqet t’u japë atyre besim dhe liri në fushë.

“Është shumë i vëmendshëm ndaj njerëzve, shumë pranë lojtarëve. Na jep besim dhe na kërkon të luajmë të lirë”, shtoi mesfushori.

Koné foli edhe për pritshmëritë e mëdha që shoqërojnë rikthimin e Zidane në futbollin francez, këtë herë në rolin e trajnerit të Kombëtares. Për të, entuziazmi i tifozëve është krejtësisht i kuptueshëm.

“Duke parë karrierën e tij të jashtëzakonshme, është krejt normale. Nuk ka asnjë arsye për t’u habitur. Të premten në ‘Stade de France’ do ta shohim nga afër dhe do ta zbulojmë bashkë me të gjithë të tjerët. Do ta shijojmë ovacionin dhe duartrokitjet”, përfundoi Koné.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?