Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Zaniolo mbi 6 muaj jashtë fushave

Nicolo Zaniolo u rikthye nga dëmtimi në fillim të muajit korrik, por tani do të duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni që do ta mbajë larg fushave edhe për të paktën 6 muaj të tjerë.

Futbollisti e nisi si titullar ndeshjen e djeshme ndaj Holandës, por la fushën e lojës pas rreth 40 minutash, sepse pas një përplasjeje me fantazistin e Manchester United Donny Van de Beek, ndjeu dhimbje në gjurin e majtë.

Që në fillim mjeku i kombëtares italiane Andrea Ferrotti paralajmëroi për diçka vërtetë shqetësuese, ndërsa ekzaminimet e kryera paraditen e sotme në Romë kanë konfirmuar të gjitha dyshimet.

Nicolo Zaniolo ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë dhe nesër do t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa tani është e sigurt që do t’u mungojë fushave të lojës për të paktën 6 muajt e ardhshëm dhe rikthimi pritet të ndodhë vetëm në muajin mars.

 

SHKARKO APP