Konfirmohet një rast pozitiv te Parma, Dermaku me shokë na ankth

Parma ka konfirmuar se një pjesëtar i stafit të skuadrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në një deklaratë në uebsajtin zyrtar klubi i Parmës sqaron se personi i prekur nuk është futbollist dhe është vetizoluar.

Kujtojmë se pjesë e Parmës është edhe futbollisti i Kombëtares, Kastriot Dermaku, i cili ashtu si të gjithë, i është nënshtruar testeve.

“Parma raporton se në testet e fundit të kryera një anëtar stafi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Personi i infektuar është asimptomatik, dhe është izoluar në shtëpinë e tij. Të gjithë pjesëtarët e tjerë kanë dalë negativ dhe do vazhdojnë stërvitjen pa probleme, por do jenë vazhdimisht nën kontroll”, lexohet në deklaratën e klubit të Parmës.

Pavarësisht rastit pozitiv, Parma do të luajë normalisht ndeshjen e radhës kundër Bolognës.

 

SHKARKO APP