Konfirmohet skandali i arbitrimit në Botërorin 2026, IFAB pranon se ishte gabim kartoni i kuq i Embolo

Përjashtimi i Breel Embolos në ndeshjen Argjentinë–Zvicër, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës, ka qenë rezultat i një interpretimi të gabuar të rregullores së VAR-it.

Bordi Ndërkombëtar i Futbollit (IFAB), institucioni që përcakton ligjet e lojës, ka sqaruar se rregulli për “gabimin në identifikimin e lojtarit” nuk mund të përdoret për të ndryshuar vendimin mbi një faull apo për të korrigjuar raste simulimi. Ky nen mund të zbatohet vetëm për të përcaktuar identitetin e lojtarit që ka kryer shkeljen.

Sipas IFAB-it, ndërhyrja e VAR-it në rastin e Embolos nuk ishte në përputhje me protokollin dhe për këtë arsye procedurat e përdorimit të teknologjisë do të rishikohen në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtij Botërori janë regjistruar edhe dy raste të tjera ku VAR-i ka ndërhyrë për të korrigjuar simulime, edhe pse rregullorja nuk e parashikon një veprim të tillë. Në ndeshjen SHBA–Paraguaj në fazën e grupeve, arbitri Danny Makkelie kishte ndëshkuar fillimisht amerikanin Tim Ream për një ndërhyrje ndaj Miguel Almirón, por pas rishikimit në VAR kartoni i verdhë iu dha sulmuesit paraguajan për simulim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në sfidën tjetër, ku Leandro Paredes u ndëshkua për një faull ndaj Breel Embolos. Pas ndërhyrjes së VAR-it, zvicerani mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha.

IFAB ka theksuar se, edhe pse vendimet përfundimtare në këto raste mund të kenë qenë të sakta, mënyra se si u arritën ato nuk ishte në përputhje me rregullat aktuale të futbollit. Ky sqarim pritet të sjellë ndryshime në protokollin e VAR-it, me qëllim që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?