Kontrata e re e Messit, prioritet te Barcelona

Rinovimi me Lionel Messin është shndërruar në një prioritet absolut për Barcelonën, me presidentin Josep Maria Bartomeu që ka gati kontratën e re për sulmuesin argjentinas.

Me Barcën nuk kanë zgjatur ende marrëveshjet e bashkëpunimit, trajneri Luis Enrique, mesfushori kroat Rakitiç, apo edhe portieri gjerman Ter Stegen, por primare për momentin drejtuesit e klubit blaugrana kanë firmën me Messin.

Sipas asaj që  raportojnë mediat që qëndrojnë pranë Barcelonës, shumë shpejtë 29-vjeçari do të hedhën të zezën mbi të bardhë, duke firmosur kështu kontratën e re që do ta lidhë me Barcën edhe për 5 vitet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

5-herë fituesi i Topit të Artë do të firmosë deri në vitin 2022, dhe nga marrëveshja do të përfitojë një pagë më të lartë se ajo aktualja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mënyrë pakësohen shanset e Manchester City-it dhe klubeve të tjera që kërkonin të kishin shërbimet e Messit që prej verës së ardhshme.

Edhe pse kontrata aktuale i skadon në 2018-ën, gjasat janë që Leo të qëndrojë në Camp Nou deri në moshën 35-vjeçare për tu larguar më pas drejt vendlindjes së tij, pikërisht te skuadra e Newells Old Boys,  ekip tek i cili parashikohet të mbyllë karrierën.

Bartomeu pak ditë më parë ka theksuar se Messi duhet të jetë futbollisti më i paguar në Botë sepse e meriton ngaqë është më i miri, por mbetet për t’u parë se sa do të jetë shuma që do të përfitojë në një sezon 29-vjeçari nga kontrata e re me Barcelonën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?