Kontributi në sport, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli nderohet me çmimin e rëndësishëm

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli nderohet me çmimin më të rëndësishëm të vlerësimit të figurave ndërkombëtare në sport nga Komiteti Olimpik Europian (EOC).

Nga Olympia e lashtë, presidenti i EOC-it, Spyros Capralos i dorëzoi presidentit të KOKSH-it vlerësimin “Laurel’ Award” për kontributin e jashtëzakonshëm për sportin shqiptar dhe atë europian, për kontributin e çmuar ndër vite për Lëvizjen Olimpike në Shqipëri. Vlerësimi për z. Ylli u bë gjatë Seminarit të 42-të të EOC, në prezencë të përfaqësueseve të 50 shteteve, anëtarëve të EOC dhe IOC.

Presidenti i KOKSH në fjalën e tij, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit që e vlerësuan, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen për këtë çmim. Ylli deklaroi se ky vlerësim vjen pas një pune kolosale dhe bashkëpunimit institucional të KOKSH me partnerët: Federatat Sportive, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Qeverinë Shqiptare, pasi është hera e parë që të gjithë aktorët e rëndësishëm në sport bëhën bashkë për një qëllim: nxitjen dhe zhvillimin e sportit dhe masivizimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fidel Ylli theksoi se ai dhe stafi i KOKSH janë mjaft të angazhuar, që sporti të bëjë hapa të mëdha përpara, duke zbuluar projektet e reja. Ai u ndal në projektin e Ekipeve Sportive, inovacionin me Kanalin “SportALB” dhe aplikacionin në smartphone, duke theksuar se të tjera projekte masive na presin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Ylli falenderoi Bordin Ekzekutiv të KOKSH, drejtuesit e Federatave Sportive si dhe Stafin e KOKSH për punën e pakursyer në shërbim të sportit. Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti i KOKSH ftoi të gjithë të pranishmit dhe drejtuesit e Komiteteve Olimpike të vizitojnë Shqipërinë si dhe propozoi, që Seminarin i radhës i EOC të organizohet në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?