Koopmeiners i thotë “po” Juventusit, transferimi mund të kryhet në verë
Teun Koopmeiners prej kohësh ndiqet nga agjenti Cristiano Giuntoli, i cili duket se tashmë do ta realizojë dëshirën. Mediat italiane raportojnë se gjatë verës me shumë mundësi ai do të transferohet te Juventusi.
Futbollisti holandez ka rinovuar kontratën me Atalantën deri në vitin 2027, ndërkohë që gjatë merkatos së dimrit refuzoi transferimin te Napoli.
Atalanta kërkon nga 50 deri në 60 milionë euro, por sipas La Gazzetta dello Sport bardhezinjtë do të përfundojnë operacionin me një shifër më të ulët dhe për shkak të dëshirës së lojtarit për të luajtur në Torino. Soule gjithashtu përflitet se mund të bëhet pjesë e marrëveshjes. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

