Korabi transferon sulmuesin e Skënderbeu-t

Ardit Hoxhaj është përforcimi më i ri i Korabit, për gjysmën e mbetur të sezonit. Klubi dibran zyrtarizoi afrimin e sulmuesit, me të cilin firmosën kontratë për 6 muajt në vazhdim.

22-vjeçari Hoxhaj ishte pjesë e Skënderbeut gjatë dy fazave të para të kampionatit, por konkurrenca e madhe në repartin ofensiv të korçarëve bëri që ai të aktivizohej për pak minuta si zëvendësues vetëm në dy ndeshje shkruan “Supersport”.

Këtë të hënë, sulmuesi do të zbresë në fushë nën urdhrat e trajnerit Haxhiu, për t’u përgatitur për startin e kampionatit. Ardit Hoxhaj bëhet afrimi i tretë i Korabit në merkaton e Janarit, por klubi nuk ka ndërmend të ndalet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu mbetet skuadra nga e cila dibranët shpresojnë të vazhdojnë të përforcohen. Gjatë javës në vijim, drejtori i klubit, Fehmi Mziu pritet të takohet me presidentin e kampionëve në fuqi, Ardjan Takaj, për të kompletuar edhe huazimet e sulmuesit brazilian Serxhinjo dhe mesfushorit nga Vushtrria, Argjend Malaj. Ndërkohë, të martën stafi teknik pritet të japë edhe vendimin përfundimttar rreth lojtarëve që në mini-fazën përgatitore kanë qenë në provë te Korabi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?