Koreja e Jugut jep shembullin, luan ndeshjen e parë pa tifozë
Në Korenë e Jugut e premtja ishte një ditë e shënuar. Pas një ndërprerje disa-mujore në shtetin aziatik shumë pranë Kinës rifilloi futbolli i luajtur me javën e parë të sezonit të ri.
Në një stadium të zbrazur dhe pa tifozë me lojtarët e dy skuadrave që mbanin maska në stolat e rezervave, sfida mes Jeonbuk Motors dhe Suëon Blueëings për K-League kampionatin elitar të Koresë së Jugut ishte vërtetë e veçantë.
Edhe gjatë hyrjes në fushë dy ekipet u përshëndetën në mënyrë vërtetë interesante me futbollistët që nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit por ruajtën distancën e sigurisë. Sfida përfundoi me fitoren 1-0 të Jeonbuk me një gol të 41-vjeçarit Lee Dong-gook.