Koronavirusi “bën namin” në futboll, bien vlerat e lojtarëve dhe ekipeve
Pandemia e koronavirusit është duke pasur një ndikim të madh në tregun e transferimeve në futboll. Pezullimi i futbollit thuajse në të gjithë botën do të ketë një ndikim të madh financiar. Në këtë mënyrë vështirë se do të shohim shifrat e frikshme të viteve të fundit.
“Transfermarket” ka llogaritur vlerat e futbollistëve dhe ekipeve. Real Madrid do të ketë një humbje prej 191 milionë eurosh, ndërkohë që Barcelona humbet akoma më shumë nga kjo krizë 207 milionë euro.
Nga futbollistët Neymar, Messi kanë një rënie me 20 për qind së bashku me shumë futbollistë të tjerë, ndërkohë që Mbappe 10 për qind rënie të vlerës. /Koha Jone/