Koronavirusi godet Fiorentinën, 6 raste pozitive pas testeve të djeshme! Tronditen shpresat për rifillimin e Serie A

Fiorentina nuk po gjen paqe prej Covid-19. Pas Vlahoviç, Kutrones dhe Pecelës, që dolën pozitivë në mars, sot janë regjistruar 6 raste të tjera. “Pas kontrolleve laboratorike të kryera pasditen e djeshme, AFC Fiorentina komunikon se janë identifikuar 3 lojtarë dhe 3 anëtarë të stafit tekniko-shëndetësor, pozitivë ndaj Covid-19. Shoqëria ka vepruar sipas protokollit duke izoluar personat e përfshirë”.

Ky lajm vjen në ditën kur federata italiane dhe Komiteti Teniko-Shkencor po diskutonin për protokollin e rifillimit të të stërvitjeve në grup dhe të kampionatit. Një lajm që është një goditje e rëndë për futbollin italian në këto ditë paqartësie. Pas rastit pozitiv në skuadrën e Torinos ditën e djeshme, vjen dhe një goditje e madhe sot për ata që shpresojnë në përfundimin e rregullt të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?