Koronavirusi ndryshon merkaton e Interit, mund të rikthehen 3 “të padëshiruarit”
Bota e futbollit po e ndjen emergjencën koronavirus teksa duket se dhe prioritetet e së Interit mund të ndryshojnë. Ivan Perisic, Nadja Nainggolan dhe Mauro Icardi, të tre u shitën në huazim me të drejtën e blerjes së klubeve për arsye të ndryshme, edhe pse e gjitha në thelb kishte ekuilibrin në dhomat e zhveshjes.
Duke parë krizën ekonomike botërore është shumë e mundshme që të tre të kthehen në Pinetina në verë, më pas Marotta mund të provojë të t’i përdor për shkëmbim, e vetmja mënyrë konkrete mbi të cilën duket se do të bazohet sesioni i ardhshëm i merkatos së futbollit për të gjitha shoqëritë.
Për Nainggolan u fol shumë për interesimin e Fiorentinës e si pedinë shkëmbimi për Chiesa, tek Icardi mbetet gjithnjë i kujdesshëm Juventus, edhe nëse blihet nga PSG, mundësi që preferohet nga Inter duke parë 70 milionët e parashikuar nga akordi me parisienët. Bayern Mynih ndërkohë nuk e ka përjashtuar plotësisht blerjen përfundimtare të Perisic.
Nëse gjërat nuk shkojnë kështu, është e qartë përfshirja e re e të treve në projektin zikaltër, sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet.