Koronavirusi prek Champions Leaguen, ja ndeshjet që rrezikojnë të mos luhen fare…

Koronavirusi cenon edhe ndeshjet në Champions League.

Me vendimet e fundit të shtetit italian për pezullimet e çdo aktiviteti sportiv, rrezikohen që të mos luhen sfidat mes Juventus – Lyon dhe Barcelona – Napoli.

Por, këtu nuk ndalet gjithçka. Së fundmi, masa kundër përhapjes së Coronavirusit ka filluar të marrë edhe Gjermania. Christian Falk i ‘Sport Bild’ raporton se ndeshje e Bayern Munich kundër Chelsea pritet të luhet pa praninë e publikut. Bayern në fundjavë ka luajtur ndeshjen me publik, por duket se paniku në Europë ka ndikuar edhe në Gjermani.

Vendimi nuk është zyrtarizuar akoma, por deri tani UEFA ka zyrtarizuar se PSG – Dortmund dhe Olympiacos – Wolves do të luhet pa tifozë.

SHKARKO APP