Kosova bëhet e artë në Europianin e Xhudos

Kosova vijon të jetë një nga përfaqësueset më të forta të Europës në Xhudo dhe çdo vit në aktivitetet më të rëndësishme sportistet dardane ngrejnë lart emrin e Kosovës.

Nuk mund të mungonin medaljet e arta në Europianin që po zhvillohet në Portugali teksa për here të parë Distria Krasniqi provoi shijen e kampiones së Europës për peshat deri në 48 kg.

E ndihmuar edhe nga fati, Distria triumfoi në finalen që i dha të artë pa u ndeshur pasi rivalja ukrainase Daria Bilodid nuk u paraqit për shkak të një dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Më para xhudistja kosovare kishte mposhtur në gjysmëfinale një rivale ruse si Sabi Gilazova dhe në çerekfinale italianen Francesca Giorda. Një sukses i tillë fut tashmë emrin e Distria Krasniqit në librat e Artë të Kampionateve Europiane por nuk mbaron këtu sepse Kosova mori edhe një medalje bronzi me Nora Gjakovën e cila mposhti në kategorinë 57 kg rivalen gjeorgjiane, Eteri Lipartelianin.

Një ditë fantastike kjo për Kosovën që merr medalje të rëndësishme duke bërë krenarë dardanët ndërsa menjëherë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përgëzoi sportistet për sukseset që arritën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?