Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, fiton me dy super gola ndaj Qiprosë (VIDEO)
Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin 2 të Ligës C në Nations League. Dardanët e Alain Giresse triumfuan 0-2 në “AEK Arena”, ndaj Qipros, falë dy golave në pjesën e dytë.
Goli i parë do të shënohej nga Valon Berisha ne minutën e 65-të me një gjuajtje të bukur pas asistit të Muriqit. Kosova nuk u ndal me kaq, teksa 12 minuta nga fundi Edon Zhegrova shënoi një gol të bukur, duke vulosur suksesin.
Sfida e radhës do luhet më 5 qershor ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ndërkohë që Irlanda e Veriut është rivali tjetër.