Kosova fiton me vuajtje ndaj Irlandës së Veriut, Portugalia dhe Spanja bëjnë detyrën (VIDEO)

Kosova merr fitoren e dytë në 3 ndeshje në Ligën C, të kompeticionit Liga e Kombeve. Dardanët triumfuan 3-2 me vështirësi ndaj Irlandës së Veriut. Vedat Muriqi zhbllokoi rezultatin që ne minutën e 9-të me penallti, ndërkohë që Bytyqi do të dyfishonte shifrat 10 minuta më vonë.

Levery rihapi sfidën në fundin e pjesës së parë, por Muriqi do të shënonte sërish në fillimin e së dytës. Në minutat e fundit Kosova humbi përqendrimin duke pësuar golin e dytë në minutën 83-të me Ballard, ndërkohë që rastet ishin të shumta për të barazuar për miqtë.

Ne Ligën A, Portugalia fitoi me lehtësi 2-0 ndaj Republika Çeke. Cancelo dhe Guedes ishin autorët e dy golave që u shënuan ne harkun e 5 minutave në fraksionin e parë. Nuk gabon as Spanja, që mori një sukses 1-0 ndaj Zvicrës. Sarabria shënoi golin e vetëm ne minutën e 13-të. /R.Lika-Koha Jonë/


SHKARKO APP