
Kosova është në kërkim të një trajneri, që prej largimit të Primoz Gliha. “Dardanët” janë në kërkim të një tjetër strategu.
Gazetari i njohur nga Kosova, Arlind Sadiku ka postuar një fotografi në Facebook, ku duket që Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar në Stamboll teknikun spanjoll, Roberto Moreno.
“Presidenti i FFK-s Agim Ademi takon Robert Morenon në Stamboll, marrëveshja është afët që spanjolli të bëhet selektor i Kosovës”, shkruan Sadiku. 46-vjeçari Moreno ka drejtuar Moancon dhe Granadan. Alternativë tjetër e përfolur për stolin e Kosovës është ajo e De Biasit.