Kosova merr një tjetër medalje ari në sportin e xhudos
Kosova ka bërë një tjetër paraqitje në sportin e xhudos dhe kësaj në Grand Prix e Parisit. Xhudistja e njohur kosovare Distria Krasniqi, e cila ka dalë e artë nga ky kompeticion i rëndësishëm, nga i cili sportistja ka mbledhur pikë të nevojshme për olimpiadën.
Distria ka mundur në finalen për kategorinë deri në 52 kg xhudisten italiane Giuffrida Një tjetër sportiste kosovare që ka shkëlqyer në këtë Grand Prix ishte xhudistja Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e bronzit për kategorinë deri në 57 kg.