Kosova në “Loro Boriçi”, tërbon serbët!

Dje në inagurimin e stadiumit Loro Borici, Kryeminsitri rama vec të tjerash bëri me dije se përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendëse, në kualifikimet Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, do t’i luajë në stadiumin e Shkodrës.

Ky lajm nuk është mirëpritur nga mediet serbe. Sot ato nuk kanë nguruar që ta cilësojnë “skandaloze” lajmin. Kosova nuk ka infrastrukturë të përshtatshme në stadiumet e saj në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ky stadium sapo është vënë shërbim, pas një riparimi rrënjësor, që përmbush standardet e kërkuara ndërkombëtare.

Finlanda dhe Kosova do të përballen me 5 shtator në Turku, në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018. Kosova bën pjesë në Grupin i së bashku me Finlandën, Turqinë, Ukrainën dhe Islandën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?