Kosova në playoff përballë Sllovakisë, tranjeri Foda: Sfidë e barabartë
Kosova në gjysmëfinalen e playoffit për Botërorin 2026 do të luajë ndaj Sllovakisë dhe nëse do të fitojë këtë ndeshje në finale do të luajë me fituesen e sfidës Turqi-Rumani. Trajneri Franco Foda për kanalet zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës foli për këtë përballje duke e cilësuar të barabartë.
”Ndeshja e parë është në transfertë ndaj Sllovakisë-tha Foda-Sllovakia është një skuadër shumë e mirë. Fitoi ndaj Gjermanisë në shtëpi me rezultatin 2-0, por ne barazuam në sfidën e fundit, fituam në transfertë në Suedi dhe Slloveni, po ashtu edhe ndaj Islandës. Tani skuadra ka më shumë vetëbesim dhe kjo do të jetë një ndeshje e barabartë”,-tha Foda.
Trajneri më pas theksoi se fokusi do të jetë i gjithi te ndeshja me Sllovakinë më pas mund të mendojnë për finale që do të luhet në Prishtinë. ”Po e fituam këtë ndeshje, do të kemi më pas një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka. Por, siç e thashë ndeshja më e rëndësishme është e para në Sllovaki dhe pastaj të shohim më tej”.
KOHA JONË SONDAZH

