Kosova nuk arrin të fitojë ndaj Sllovenisë, barazon pa gola
Kosova ka barazuar 0-0 me Slloveninë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës. Dardanët e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, duke rrezikuar që në minutat e para me Vedat Muriqin, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në fund të pjesës së parë, Sllovenia reagoi me një mundësi të mirë nga Sesko, që vuri në alarm mbrojtjen vendase. Edhe pse në pjesën e dytë të dy skuadrat patën disa tentativa për të shënuar, rezultati mbeti i pandryshuar.
Pas këtij barazimi, Kosova renditet në vendin e dytë të Grupit B me 4 pikë, ndërsa Sllovenia mbetet në kuotën e 2 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

