Kosova për t’u marrë shembull, Ademi: I dhamë 5 milionë euro sportit, jemi afër klubeve!

Agim Ademi presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, në një lidhje live për emisionin Fan Zone në Supersport, ka folur për aktualitetin e futbollit kosovar, për vështirësitë ekonomike gjatë pauzës prej emergjencës së koronavirusit si dhe për shumë tema të tjera.

“Punojmë më shumë online nga shtëpia. Tani jemi 24 orë non stop duke punuar, por këtë herë nga interneti. Situata financiare? E rëndësishme është jeta. Qeveria ka dhënë 5 milionë euro për Ministrinë e Sportit, Rinisë dhe Kulturës. Jemi duke pritur se sa do të jepet vetëm për sportin. Te klubet e Kosovës kemi kompani që mbahen nga bizneset, të cilat tashmë janë mbyllur. Jemi afër klubeve në këtë moment. I kemi dhënë një ndihmë që në fillim.

Të gjitha klubeve iu kemi thënë se jemi në krahun e tyre për gjithçka. Do i lirojmë të gjitha klubet nga obligimet, nuk do paguajnë as për arbitra as për gjë deri në fund të sezonit. Vetëm për dënimet nëse do ketë nuk do falim asgjë. Do mundohemi të japim ndonjë shumë, për të ndihmuar të gjithë sadopak. Do mundohemi të ndihmojmë me të gjitha mundësitë që kemi. Ne jemi solidarë dhe për këtë punë deri tani nuk kemi pasur shumë probleme.

Më vjen mirë që edhe disa futbollistë që ishin të dëmtuar janë rikuperuar. Gjithashtu do të bëjnë një gjest shumë të madh, teksa do të sjellin ndihma për vendin tonë. Pavarësisht se janë jashtë ata tani mendojnë për të gjithë. Jam shumë i lumtur për ta. Në Kosovë nuk ka aq shumë raste dhe shpresojmë që të kthehemi shpejt në normalitet. Të gjitha që do na kërkohen ne do i ndihmojmë. Nëse preket një nga futbollistët tonë, do të jemi  ne që do i heqim të gjitha”, u shpreh Ademi.

SHKARKO APP