Kosova s’di të ndalet! Nora Gjakova siguron një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike

Kosova nuk di të ndalet në Lojërat Olimpike. Pas Distria Krasniqit që bëri krenarë të gjithë shqiptarët ku fitoi medalje të Artë në sportin e Xhudos, tani radhën e ka xhudistja tjetër Nora Gjakova e cila ka siguruar një tjetër medalje ari.

Xhudistja 26-vjeçare bëri një garë perfekte, duke mposhtur në finale francezen Cysique Leonie Sarah, ndërsa pak më herët kishte triumfuar në gjysmëfinale ndaj japonezes Tskuasa Joshida, e cila ishte edhe favoritja kryesore.

Si Nora Gjakova, ashtu edhe Distria Krasniqi, janë të dyja pjesë e skuadrës që stërvitet nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka, sportistë të së cilës kanë fituar medalje të shumta në xhudo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?