Koulibaly e thotë hapur: Nuk do të luaj kurrë për Juventusin

Kalidou Koulibaly nuk të transferohet te Juventusi. Sipas “Il Mattino” mbrojtësi senegalez, të cilit i skadon kontrata me klubin e presidentit Aurelio De Laurentiis pas një viti, u ka thënë shokëve dhe miqve që nuk ka asnjë shans që të vazhdojë karrierën në Torino.

“Jo, nuk do të shkoj kurrë te Juventusi”, ka thënë Koulibaly, duke qetësuar disi ambientin napolitan, që i druhej një tjetër tradhti si Higuain disa vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?