Kristian Prenga i jashtëzakonshëm, hedh në tapet për 70 sekonda kolumbianin (VIDEO)

Kristian Prenga ka regjistruar fitoren e 14-të në karrierën si profesionist. 32-vjeçari nga Mirdita, mposhti që në raundin e parë kolumbianin Santander Silgado Gelez.

Në “Boardwalk Hall” të Atlantic City në SHBA, boksieri kuqezi arriti qe me një goditje të fortë me të majtën, duke shtrirë në tapetin e ringut kundërshtarin e tij. Pas vetëm 70 sekondave.

Prenga siguroi brezin WBO duke regjistruar një tjetër sukses madhështor. Pas ndeshjes, 32-vjeçari reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh mjaft i lumtur për këtë fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit Zot për një tjetër fitore dhe që më bekon me njerëz që më lejojnë të sjell më të mirën tek unë. Dhe më inkurajojnë të rivendos limitet e mia në ekstrem. Faleminderit të gjithëve“.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prenga kërkon që të realizojë rekordin për të tentuar një titull kampion bote. “Luftëtari” shqiptar pritet që të zhvillojë së shpejti një ndeshje në Shqipëri.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?